Gjatë gjithë historisë së njerëzimit, kokat më të njohura të botës janë munduar që të kuptojnë të vërtetën për fenomenet të ashtuquajtura “paranormale”, fenomene të cilat kanë ekzistuar prej se ekziston njeriu, por kah fundi i shekullit XIX, dhe në rrjedhë të shekullit XX, studiuesit filluan të merren seriozisht me to dhe të vërtetojnë rëndësinë e tyre për njerëzimin e posaçërisht për ardhmërinë. Fjala “parapsikologji” është formuar në vitin 1889 ( më herët këto dukuri kishin emërtime të ndryshme si: [...]


