Histori, fakte dhe informacione rreth ndërtimit të Koloseumit.
Përmbajtja e këtij artikulli tregon historin interesante, fakte si dhe informacione rreth ndërtimit të Koloseumit.
Vizioni i Vespasian-it dhe djemt e tij për të ndërtuar arenën më të madhe të cilen nuk e kishin parë në atë kohë në Romë, ka zgjatur më pak se 10 vite.
Si është e mundur të jetë ndërtuar aq shpejt një ndërtesë e tillë ? Kush e ka ndërtuar Koloseumin Roman dhe pse është ndërtuar ?
Pse ishte ndërtuar Koloseumi Roman ?
Vendimin për të ndërtuar Koloseumin e bëri Vespasian-i, i cili ka qenë perandori i Romës prej 1 gusht 69 – deri më 23 qershor 79 pas krishtit. Vendimi i tij shpejtë u përcjell nga mbretëria e turpshme e Nero-s.
Gjatë vendimit të Nero-s, zjarri i madh i Romës më 64 pas krishtit, e shkatërroi qytetin.
Nero përvetësoj një pjesë të tokës në qytet dhe ndërtoi një pallat të mrekullueshem me një liqen dhe kopsht të madh dhe e quajti “ Domus Aurea “ ( nga gjuha latine për “ Shtëpia e Artë “ ).
Një statujë kolosale me përmasa prej 37m lartësi, u ndërtua në një pozitë të pashme dhe u bë si pike referimi i qendrës së qytetit të Romës.
Gjatë djegies së Romës, arena kryesore e ndërtuar prej gurëve ishte shkatërruar ( Amfiteatri i Statilius Taurus ), sëbashku me amfiteatrin e drunjtë e quajtur “Amfiteatri Neronis “ e cila ka qenë e ndërtuar nga Nero për ti qetësuar apo argëtuar njerëzit e pagdhendur përpara zjarrit të madh dhe e ndërtuar më 57 pas krishtit.
Pas vdekjes së Nero-s, morali dhe besimi i qytetarëve të Romës ishin në rënie të madhe.
Vespasian-i , duheshte që të sigurojë mbështetje tek njerezit dhe të siguronte popullaritetin e familjes Flavian-e.
Ideja e tij ka qenë që të shkatërrojë pallatin e Nero-s dhe të konstruktojë një arenë të qëndrueshme dhe që të organizojë lojra të lira gladiatorësh dhe zbavitje tjera për argëtimin e turmave të njerëzve të thjeshtë.
Madhësia e ndërtesës ka qenë që të njohin bukurinë dhe shkëlqimin e Romës.
Kur është ndërtuar Koloseumi Roman ?
Ndërtimi i Koloseumit Roman filloi mes viteve 73-75 pas krishtit dhe ka qenë pothuajse e përfunduar në vitin 79 pas krishtit, kur Vespanian-i vdiq. Titus, djali më i madh i Vespanian-it shiqoi përfundimin e ndërtimit të Koloseumit dhe hapjen e lojrave më vitin 81 pas krishtit.
Sa kushtoi Koloseumi Roman?
Askush nuk e din saktësisht se sa ka kushtuar ndertimi i Koloseumit Roman, por më vitin 70 pas krishtit, Titus e grabiti qytetin e Jerusalemit. Me thesarin madhështore të Jerusalemit, u pagua ndërtimi i Koloseumit dhe asnjë shpenzim nuk është kursyer në këtë projekt.
Kush e ndërtoi Koloseumin Roman ?
100.000 të burgosur, i kishin kthyer mbrapa në Romë sikur skllevër, pas luftës çifute.
Vespanian-i, ka pasur pafund forca puntorësh. Skllevërit nevoiteshin që të ngrisin dhe transportojnë gurët e rëndë 20 milje prej Tivolit në Romë.
Skuadra profesionale prej ndërtuesish, inxhinierësh, artistësh, piktorësh, dekoratorë me aftësitë e tyre krijuese morën pjesë në ndërtimin e Koloseumit.
Teknikat ndërtuese të përdorura për Koloseumin.
Familja Flavian-e dëshironin amfiteatrin të ndërtohet sa më shpejtë të jetë e mundur.
Qindra gurgdhendës të aftë ishin të nevojshëm që të përfundonin ndërtesën.
Romakët përdornin një teknikë të re ndërtuese – artet e standardizuara. Shkallët dhe ulëset u konstruktuan në pozitë të jashtme. Shkallët dhe ulëset ishin ndertuar te gjitha me të njëjtën madhësi dhe ishin ndërtuar që të ishin të këmbyeshme.
Ato ishin ndërtuar në punishte dhe pastaj jane sjellur në amfiteater që të montohen nga skuadra profesioniste.
Cfare materiale janë përdorur për ndërtimin e Koloseumit ?
1) Gur gelqëror Travetianë – ( Guri gelqëror ishte përpunuar në një minierë në Tivoli, 20 milje prej Romës, dhe është përdorur për shtyllat kryesore, dyshemenë dhe muri i jashtëm.
2) Shtufë gëlqërore – ( Një gurë poroz në preparimin e cimentos. Shtufa gëlqërore është përdorur për shtyllat më të vogla dhe muret rrezore.
3) Cimento – ( Cimento ka qenë e përdorur për harqet e mbuluara apo harkuara )
4) Pllakat – ( Pllakat kanë qenë të përdorura për dyshemetë dhe muret ).
5) Mermeri – ( Mermeri është përdorur për ulëset, statujat dhe stoli të ndryshme, fontana me ujë të pijshëm dhe si mbështjellës të mureve të jashtëm.
Kontrollimi i turmave.
Arkitektët Roman gjithashtu edhe ndërtuesit, i’u ishte nevoitur që ta dizajnojnë Koloseumin që të ishte arena më e madhe në tërë botën, që mund ti mbajë mes 50.000-80.000 njerëz.
Vetëm një koleksion i lojrave mund të zgjaste deri në 100 ditë.
Arkitektët Roman zbuluan një sistem të zgjuar hyrjesh, korridorësh dhe shkallësh, që ju lejonin turmave që të hynin dhe të dilnin nga Koloseumi shpejtë dhe lehtë.
Aty ishin 80 hyrje të ndarura harkuese. Duke perdorur kaq shumë hyrje të ndarura, arkitektët e zgjodhën problemin e turmave – Koloseumi mund të zbrazej për më pak se 10 minuta.














