A ju ka shkuar ndonjëherë në mend se një kokër limoni arrin peshën e 2 kilogramëve? Një limon i tillë i një mase të rrallë është konstatuar në Orikum. Limoni ka peshën e 2 kg e 50 gramëve, me gjatësi 30 cm dhe diametër 49 cm. Edhe vetë pronari i limonit është habitur nga madhësia dhe pesha e tij. Ai thotë se para dy vitesh kishte mbjellë disa rrënjë limoni, por njëra prej tyre po prodhonte kokra që rriteshin shumë shpejt në krahasim me pemët e tjera. Kjo dukuri konsiderohet e rrallë për banorët e Orikumit, Rradhimes dhe Dukatit, të cilat janë zona ku prodhohen limone e portokalle, por që kurrë s’kanë patur një rast të ngjajshëm si ky.
Artikull nga: Arbër Xheladini ( email: arberxh@hotmail.com )















Faleminderit edhe për këtë artikull Arbër.
interesante:D..bravo arber edhe ti tezaku jem
:P
Faleminderit shume !