Dubai inauguron sot ndërtesën më të lartë në botë: 818 metra lartësi. Burj Dubai është 300 metra më i lartë se Tai-pei i Taiwan i cili mbante rekordin me 508 metra lartësi. Ndërtimi ka nisur më 21 shtatorë 2004. Kosto fillestare e ndërtesës ishte 1 miliard $, por në fund fatura ka arritur shifrën 4 miliard $.
Ndërtesa është 160 kate dhe nga brenda mund të shikosh deri në 80 km largësi, gjithashtu ndërtesa mund të shikohet deri në 95 km largësi. Nga 160 kate, 49 janë të destinuar të jenë zyra, ndersa 61 janë apartamente.
Për shkak të krizëz nuk mendohet të jenë të gjitha të shitura.
Ndërtesa ka 58 ashensor dhe ecin me shpejtësin 10 metra në sekond. Në katin e 124 ka një ballkon ku publiku i pranishëm mund të shikoj qytetin 360 gradë. 18 kate janë të rezervuar për hotel, projektuar tërësisht dhe dekoruar nga projektuesi Armani, i cili është dhe pronari hotelit.
Artikull nga: Arbër Xheladini ( email: arberxh@hotmail.com )















E falemnderoj Arbër Xheladinin për këtë artikull të mrekullueshëm.